Haradinaj: Çështja e vizave është premtuese

Spread the love
Haradinaj: Çështja e vizave është premtuese

Pavarësisht se disa shtete të fuqishme të BE-së po vazhdojnë të jenë skeptike sa i përket vizave, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e liberalizimit është premtuese, raporton zeri.info.

Pas raportimit të gazetës “Zëri” se Holanda është njëra ndër vendet që janë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën ka folur edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

I pyetur rreth qëndrimit të Holandës, e cila po vazhdon të hezitojë që ta përkrahë liberalizimin, Kryeministri tha se do të angazhohet në këtë drejtim.

LEXO EDHE: Pas përplasjes AAK-Nisma deklarohet Haradinaj

“Ka pasur dhe ka skepticiziëm sa i përkt liberalizimit. Kemi bërë përpjekje për t’i sqaruar Gjermanisë dhe Francës, tash e kemi edhe Holandën. Në raste të caktuara mungon edhe njohuria e saktë për Kosovën. Çështja e liberalizimit të vizave është premtuese, ne e e kemi marrë një përgjigje prej Gjermanisë”, ka potencuar shefi i ekzekutivit.

Në një përgjigje për “Zërin”, zyrtarë nga MPJ-ja e Holandës kanë thënë se kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të japin sqarime rreth disa pikave të raportit të hartuar nga KE për liberalizimin e vizave për Kosovën./Zeri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*