Bajram Hasani nis luftën me Nisman, publikon dokumente dhe fillon padinë kundër tyre

Spread the love

Bajram Hasani

Ish anëtari i Nismas Socialdemokrate, Bajram Hasani thotë se do të bëj padi ndaj kësaj partie për shpifje ndaj ti.

Hasani përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa dokumente si dëshmi pas akuzave të Nismas për fshehje të 2 mijë e 300 eurove.

Bajrami i quan shpifje këto akuza, madje thotë se fshehja e dëshmive është e dënueshme dhe e quajtur këtë si fushatë hakmarrëse ndaj tij.

Ja postimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate ka nisur një fushatë tejet të egër dhe të ulët ndaj meje si shenjë hakmarrjeje për largimin tim nga kjo parti.

Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm.

Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare.

Këtu nuk ka të bëjë me paradhënie siç pretendohet por pagesa të rregullta të kryera përmes kartelës bankara.

Është shpifje e ulët se unë i paskam marrë këto para.

Fshehja e dëshmive po ashtu është e dënueshme. Unë do t’i padisë për shpifje.

Me përgjegjësi të plotë morale ju them se kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse ndaj meje!

Këtu i keni të gjitha dëshmitë, kartela dha faturat:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*