Policia jep detaje për të arrestuarit për dallavere me patentë-shoferë

Spread the love

Policia jep detaje për të arrestuarit për dallavere me patentë-shoferë

07.06. 2019

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm, ku u arrestuan 23 persona si të dyshuar për dallavare me patentë-shofer.

Siç thuhet në raport, ata janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe marrje e ryshfetit”.

“Gjatë kontrollit në disa lokacione të ndryshme, si prova materiale janë konfiskuar: dy  DVR të kamerave,  dymbëdhjetë  fletore si dhe disa gjësende të tjera”, thuhet në raport.ADVERTISING

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar. 

“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë. Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Express

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*