Asambleistët e opozitës në Viti lëshojnë seancën e Kuvendit komunal të Vitisë

Spread the love

Asambleistët opozitarë, si ata të LVV, PDK-së dhe të AAK-së të Komunës së Vitisë, e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së Kuvendit Komunal, pasi nuk janë pajtuar që të kalojë si pikë e rendit të ditës Korniza Afatmesme Buxhetore 2020-2021.
Me tu larguar ata nga salla Kryesuesi i Kuvendit të Vitisë, Naim Pira ka vendos që ta ndërprerës mbledhjen e Kuvendit.
Bekim Azizi, shef i grupit parlamentar të PDK, ka thënë se të gjithë opozitarët e kanë lëshuar seancë pasi pika e rendit të ditës Korniza Afatmesme Buxhetore 2020-2021, nuk mund të vij në Kuvend pa kaluar tek Komitetit për Politikë dhe Financa.
Televizioni merr vesh se Kuvendi nuk ka pas kuorum për vijimin e kësaj seance të rregullt./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*