PDK në Viti reagon për punimet qe po bëhen në qytet!

Spread the love

Partia Demokratike në Viti, nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar e shqetësuar ndaj riasfaltimit të rrugës nga xhamia e qytetit në drejtim të Kllokotit, e cila sipas tyre, po bëhet në kohë të papërshtatshme dhe në dëmë të qytetarëve.

Komunikata e plotë nga dega e PDK-së në Viti:

Sokol Haliti dhe qeverisje e tij manipulative po vazhdon ta bëj të padurueshme e të rënduar jetën e qytetarëve tē Vitisë.
Sot pa fije turpi e me qëllimin e vetëm zhvatjen e parasë publike paska filluar gërryerja e riasfaltimi i rrugës nga xhamia e qytetit në drejtim të Kllokotit ,rrugë kjo e cila në dy vitet e fundit po asfaltohet e riasfaltohet disa herë me radhë dhe me të drejt qytetarët e Vitisë po e quajn “Kalaja e Rozafatit e Sokol Halitit” .
Është e turpshme që qytetarëve të Vitisë në vlugun më të madh të nxehtësisë tua shtosh edhe kolonat e gjata dhe pluhurin saharian për qëllimin e vetēm përfitimin e paligjshëm të Sokol Halitit dhe zhvatësve të tij që tashmë i kanë kaluar të gjithë kufijtë.
Ky fakt bëhet edhe më i padurueshëm sepse këto punime të turpshme po bëhen në kohën kur Vitia mbushet me më të dashurit tanë mërgatën e mrekullueshme që në vend të qetësisë e rrugëve të lira do përballet me kolona të gjata, pluhur e zhurmë të padëshiruar por Sokol Haliti mendon për ta e qytetarët e Vitisë vetëm atëher kur i duhen votat e tyre.
Këtij pushteti që nga zhvatja e keqpërdorimi i parasë publike po përkujdeset që të përfitoj për vete pasuri e për qytetarin e Vitisē varfëri nëse do ekzistonte çmimi për manipulim e keqpërdorim do ishte kampion në këtë drejtim.
Keqpërdorimet në këtë rrugë dhe në shumë projekte të tjera në Viti duhet të jenë objekt i hetimit për prokurorinë e shtetit andaj ftojmë prokurorinë shtetrore ta ndalë klanin e përfitimit të jashtligjshëm në Viti të prirë nga Sokol Haliti.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*