Shoqëria civile i bënë thirrje Qeverisë ta tërheq Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike: Është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Spread the love

Shoqëria civile i bënë thirrje Qeverisë ta tërheq Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike: Është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

21.06.2019

Organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar protestë kundër Projektligjit për Financim të Subjekteve Politike.

Valmir Ismaili nga organizata D+, ka thënë se kanë pezulluar aktivitetet e tyre në grupin punues lidhur me këtë Projektligj.

Sipas tij ata do të kthehen në komision dhe të japin rekomandimet për Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike, vetëm atëherë kur Qeveria apo Kuvendi e tërheqin këtë Projektligj, transmeton Telegrafi.

“Sot kemi pasur që t’i ofrojmë rekomandimet tona për të bërë një sistem zgjedhor sa më të mirë në Kosovë. Megjithatë duke e parë se çfarë ka ndodhur në Projektligjin për Financimin e Partive Politike, ne kemi vendosur që përkohësisht të pezullojmë aktivitetet tona në këtë grup punues. Ne do të ktheheshim në këtë komision kurdo që Qeveria apo Kuvendi të tërheqin Projektligjin për Financimin e Partive Politike në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse ky Projektligj votohet, atëherë do të ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ose do të kërkojnë nga Presidenti të mos e dekretoj.

“Nëse nuk tërhiqet ky Projektligj, ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona, ku do të takohemi me akterët politik vendor dhe ndërkombëtar. Në rast së Kuvendi miraton një rast të tillë na mbesin disa alternativa ku përmes avokatit ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, por paraprakisht do të kërkonim nga Presidenti të mos e dekretoj një ligj të tillë, i cili besojmë se është në kundërshtim të madh me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Ndërsa Arbresha Logja nga GLPS, i ka bërë thirrje Qeverisë ta tërheq Projektligjin.

Ajo ka thënë se ky projektligj nuk është në linjë me rekomandimet e komisionit të Venecias.

“I bëjmë thirrje deputetëve dhe Qeverisë ta tërheqin këtë Projektligj, të mos votohet sepse është në kundërshtim me frymën kushtetuese, me reformën zgjedhore të inicuar nga Qeveria, dhe nuk është në linjë me rekomandimet e komisionit të Venecias. Ne jemi të gatshëm të kthehemi në grupin punues dhe në komisionin ad hoc nëse sigurohemi që jemi partner i trajtuar në mënyrën më të denjë, ku do të merren parasysh kontributet e rekomandimet tona, e jo të jemi pjesë vetëm sa për të legjitimuar procesin që të kemi një ligj që është në kundërshtim me standardet më të mira”, ka theksuar ajo.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njëherësh kryetar i komisionit Parlamentar për adresimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja i ka thirrje shoqërisë civile që të marr pjesë në Grupin Këshillëdhënës për të dhënë rekomandimet për Projektligjin për Financimin e Partive Politike.Lexo po ashtu:

Hoti: LDK nuk do të përkrah Projektligjin për Financimin e Partive Politike

Hoti: LDK nuk do të përkrah Projektligjin për Financimin e Partive Politike

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se cilin organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë këtë projektligj, dhe se sipas tij asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Lexo po ashtu:

PDK nuk lejon shoqërinë civile të vendos pankartat te selia e tyre (Video)

PDK nuk lejon shoqërinë civile të vendos pankartat te selia e tyre (Video)

Kujtojmë, se në marshin e fundit të organizatave të shoqërisë civile kundër këtij Projektlgji, këto organizata u penguan që të vënë pankartat e tyre tek selia e partisë së PDK-së.

Ato u ndeshen me sigurimin e kësaj partije, ndërsa tek partitë e tjera ishin lejuar që t’i vendosnin pankartat me mbishkrimet kundër Projektligjit për Financimin e Partive Politike./Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*