Haradinaj në Berlin: Po presim që Gjermania t’i japë epilog çështjes së vizave

Spread the love

Haradinaj në Berlin: Po presim që Gjermania t’i japë epilog çështjes së vizave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka udhëtuar dje për në Gjermani. Ndërsa sot me mëngjes ka zhvilluar një takim me deputetët gjermanë, ku ndër të tjera ua kujtoi se kosovarët janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pasur një mëngjes pune me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, transmeton Gazeta Metro.

Siç njofton Haradinaj përmes një postimi në facebook, me deputetët gjermanë kanë biseduar për zhvillimet e gjithmbarshme në vend dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë.

‘Kam shprehur qendrimin se Kosova është pro dialogut për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Ritheksova se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv.

Roli i shtetit gjerman ka qenë dhe mbetet i fuqishëm për konsolidimin e brendshëm e të jashtëm të shtetit tonë dhe aktualisht jemi në pikën kulmore të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë,’ ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se, gjatë ditës Haradinaj do ta zhvillojë një takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*