FSK kalon kufirin në Hungari, merr pjesë në ushtrimin fushor me NATO-n

Spread the love

FSK kalon kufirin në Hungari, merr pjesë në ushtrimin fushor me NATO-n

03 qershor 2019

Forca e Sigurisë së Kosovës është pjesë e ushtrimit fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, e cila po realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Përgjigjja e Menjëhershme-19”.

FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD).

Ushtrimi ka filluar me datë 20 maj dhe do të zgjasë deri më 8 qershor 2019 dhe po mbahet në Kroaci, Slloveni dhe Hungari. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*