Një banor në Kaçanik gjen në tokën e tij municion dhe mjete eksplozive

Spread the love

Një banor në Kaçanik gjen në tokën e tij municion dhe mjete eksplozive

Në Kaçanik dje një banor shqiptar ka informuar policinë se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuar eksploduese, raporton Plus Tv.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të policisë, njësia e për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin, tha Policia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*