Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin trupave të saj në Kosovë

Spread the love

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin trupave të saj në Kosovë

23 maj 2019

Ushtrisë gjermane në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, i është vazhduar mandati edhe për 12 muaj. Këtë e ka vendosur kabineti i qeverisë gjermane, ndërsa mbetet të miratohet edhe nga Bundestagu (Parlamenti gjerman).

Sipas njoftimit zyrtar, situata në Kosovë është në përgjithësi e qetë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për incidente të papritura që mund të qojnë në tensionimin e situatës, në veçanti në pjesën veriore të vendit, transmeton Telegrafi.

Ambassador Christian Heldt@GermanAmbKOS

🇩🇪

Government decision: Bundeswehr mandate for @NATO_KFOR to be prolonged. We continue to support this important mission for #Kosovo. @bundeswehrInfoSteffen Seibert@RegSprecherDeutsche Soldaten werden den Friedensprozess im Kosovo weitere zwölf Monate begleiten. Das #Kabinett hat die Verlängerung der KFOR-Mission beschlossen. Der Bundestag muss dem noch zustimmen. Mehr dazu hier: http://bpaq.de/KFOR @bundeswehrInfo298:25 AM – May 23, 2019Twitter Ads info and privacySee Ambassador Christian Heldt’s other Tweets

Pjesëmarrja e forcave gjermane është reduktuar në pajtueshmëri me planet e NATO-s. Siç njofton ushtria gjermane është tërhequr nga kampi në Prizren në dhjetor të vitit të kaluar, duke ndërruar lokacion – në Prishtinë.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve personeli ushtarak është reduktuar në vetëm 400 ushtarë, e për vazhdimin e mandatit nga ana e qeverisë ka shkruar në Twitter edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*