Këto janë datat zyrtare kur do të mbahet testi maturës

Spread the love

Këto janë datat zyrtare kur do të mbahet testi maturës

Gazeta Express 
21 Maj 2019

MASHT ka bërë të ditur se sot është marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2019, në afatin e qershorit, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij vendimi, maturantët do ti nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12.06.2019 deri më 15.06.2019, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19.06.2019 deri më 22.06.2019.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet  në katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje. Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër regjione bëhet më 6 qershor 2019./Express

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*