Një grua lind një vajzë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti- Rasti i parë pas gati 5 vitesh që nuk ka pasur lindje në këtë komunë

Spread the love

Një grua lind një vajzë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti- Rasti i parë pas gati 5 vitesh që nuk ka pasur lindje në këtë komunë

Maj 11, 2019

Një grua lind një vajzë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti- Rasti i parë pas gati 5 vitesh që nuk ka pasur lindje në këtë komunë

Një lindje ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Ky rast është i pari pas gati 5 vitesh që kur në këtë komunë nuk ka pasur lindje.

Një grua solli në jetë një vajzë, raporton Plus Tv. Kjo është lindja e parë që nga viti 2015 kur në këtë qendër shëndetësore ka qenë lindja e fundit ani pse më parë janë kryer lindje në kushte normale.

Gruaja dhe foshnja nga Vitia po trajtohen në Spitalin e Gjilanit.

“Mbrëmë në shërbimin e urgjencës në ndërrimin e natës është kryer një lindje me sukses. Edhe pse ka disa vite që në Viti nuk kryhen lindjet, mamitë kujdestare Afërdita Ramaj dhe Flora Neziri treguan profesionalizëm dhe përfunduan lindjen me sukses, duke i dhënë edhe terapinë e nevojshme. Për të pasur siguri për nënën dhe foshnjën e posalindur, pas një kohe e përcollën në spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor,

Familja është shprehur e lumturë me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre dhe vajza me nënën janë shëndosh e mirë.

Në përgjithësi, gratë e kësaj komune, lindin fëmijët në spitalin e Gjilanit ose Prishtinës./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*