Fjala e Berlinit dhe shuplaka kundër treshes Rama-Thaçi-Vuçiq

Spread the love

Fjala e Berlinit dhe shuplaka kundër treshes Rama-Thaçi-Vuçiq

NGA: N.SH MË: 30 PRILL 2019

Pamje nga Samiti i BerlinitAbazi shton se, kur Merkeli dhe Macron i thanë se nuk ka ndarje e as shkëmbim, Thaçi futi “bishtin nën këmbë dhe tentoi të fliste për liberalizmin e vizave”.

Në Samitin e Berlinit u dha porosia e qartë nga liderët Evropian sa i përket ndarjeve të territoreve, vlerëson analisti politik Haki Abazi.

Abazi përmes një shkrimi të gjatë të postuar në rrjetin social Facebook, thotë se, kryeministri shqiptar, Edi Rama ra në kurthin e tij të pamenduar mirë.

“Qeveria e Shqipërisë kishte dhënë pa rezervë përkrahje ndarjes sz Kosovës apo siç e quante Thaçi, kompromisit të dhimbshëm. Pazari që kishin bërë për të arritur amnistinë nga Gjykata Speciale për Thaçin do t’i jepte Serbisë tokë dhe një amnisti për të gjithë kriminelët”, shkruan Abazi, derisa shton se, Ditmir Bushati u viktimizua nga Rama.

Abazi ka shkruar edhe për nisjen e delegacionit të Kosovës me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit.

“Dhuratave të Thaçit për Vuçiqin ju ka dalur afati. As korrigjim, as ndarje, as shkëmbim e as kompromis të dhimbshëm. Tentimi për të minimizuar rëndësinë e takimit ne Berlin tregon nivelin e rrezikut për vendin që bartë me vete ky njeri. Ai dëshiron që çështjen e fatit të Kosovës ta diskutoje nëpër birucat e fshehta me lojëra të atyre që shkruajnë libra të pavërteta dhe takohen nëpër skutat e qelbura të nëntokës”, potencon tutje ai.

Abazi shton se, kur Merkeli dhe Macron i thanë se nuk ka ndarje e as shkëmbim, Thaçi futi “bishtin nën këmbë dhe tentoi të fliste për liberalizmin e vizave”.

Sipas tij, Thaçi dhe ambasadorja Vlora Çitaku kanë tentuar që ta minimizojnë rolin e Gjermanisë duke premtuar se Gjermania do të pajtohet me ndryshimin e kufijve.

“Ëndrra e Vuçiqit që një ditë do të shkojë me një copë të Kosovës në dorë dhe do të bëjë filmin e falsifikuar të Betejës së Kosovës, ka përfunduar. Loja e tij me lodrën që Thaçi ja ka dhuruar, Listën Sprapska, ka për të vazhduar derisa Evropa nuk ja heq bateritë kësaj lodre dhe në anën tjetër derisa populli i Kosovës lejon që të jetë i mashtruar nga rrënjët kriminale që kanë kapur ekonominë dhe politikanë e Kosovës”.

“Treshja Rama- Vuçiq- Thaçi e ka sjellur rajonin në gjendjen e pacientit që është diagnostikuar me kancerin por që për tu shëruar nevojiten mjekë me përvojë dhe pastrim të mjedisit të kontaminuar nga këto tre mendje që janë helmuese. Zgjidhja janë zgjedhjet për të rivendosur demokracinë dhe ligjin e rendin”, shkruan ndër tjera Haki Abazi.

Ja shkrimi i plotë:

Image

Haki AbaziFOTO GALERI

Fjala e Berlinit

“Rregulloni shtepine tuaj, nuk ka ndryshim te kufinjeve, Ballkani eshte ceshtje e Evropes”

Nuk ka se si te jene me te qarte lideret Evropian, e direkte porosia e thjeshte por determinuese per Ballkanin. Ka kohe qe eshte pritur nje lidership i ketille ne Evrope. Kosova dhe Bosnja nuk ndahen per hater te askujt.

Rama ra ne kurthin e diskursit te tij te pamenduar mire. Nje fiasko e politikes se jashtme e cila behet bazuar ne kaprica dhe inate dhe ne perllogaritjet e perkrahjes se ekonomise se kriminalizuar te rajonit ne zgjedhje dhe fushata elektorale. Qeveria e Shqiperise kishte dhene pareserve perkrahje ndarjes se Kosoves apo siq e quante Thaci, kompromisit te dhimshem. Pazari qe kishin bere per te arritur amnistine nga Gjyakata Speciale per Thacin do t’i jepte Serbise toke dhe nje amnistit per te gjithe kriminelet. Rama viktimizoi Ditmir Bushatin per faktin se ai e kishte te qarte se cfare do te thonte per Shqiptaret dhe aq me teper kishte kuptuar qe ky moment do te vine. Rama do te duhet te zgjedhe ndermejt ndarjes se Kosoves dhe marrjes se drites se gjelbert per hapjen e negociatave, ku Gjermania dhe Franca luajne rolin kryesore. Rama do te duhej t’i kerkonte falje publikisht Ditmir Bushatit per tentimin per ta demtuar fuqine e tij politike. Mardhenia me opoziten ne Shqiperi gjithastu portertizon mungesen e vizionit dhe ideve per te derguar Shqiperine drejt zhvillimit. Samiti i Berlinit i ka treguar Rames qe lufta me media dhe fyerja e denigrimi medias eshte stili Trump por jo edhe i lidereve Evropian.

Per Kosovaret, qe nga nisja me aeroplanin privat te Pacollit qe eshte kunder cfaredo protokolli te shtetit e deri te fjalimet e cakorduara dhe pas asnje sens ne ambasaden e Kosoves te zbukuruar me bandashat e plastikes, e deri tek nervozizimi eksplodues e animalistik i Thacit per deshtimin perfundimtar.

Dhuratave te Thacit per Vucicin ju ka daluar afati. As korrigjim, as ndarje, as shkembim e as kompromis te dhimshem. Tentimi per te minimizuar rendesine e takimit ne Berlin tregon nivelin e rrezikut per vendin qe barte me vete ky njeri. Ai deshiron qe ceshtjen e fatit te Kosoves ta diskutoje neper birucat e mshehta me lojra te atyre qe shkruajne libra te paverteta dhe takohen neper skutat e qelbura te nentokes. Kur dolen mbi 50mije qytetare me 29 Shtator te vitit te kaluar ne proteste kunder Thacit dhe ideve te tij per te ndare Kosoven, ai iku ne liqenin e Ujmanit. Kur Merkel dhe Macron i thane se nuk ka ndarje e as shkembim, ai futi bishtin nenkembe dhe tentoi te fliste per liberalizimin e vizave. Hija e zeze e deshtimit ishte gjithandej. Po perseris ai dhe ambasadorja e tij Citaku kane bere cdo gje per te minimizuar rolin e Gjermanise dhe kane premtuar gjithe andej se Gjermania ne fund do te pajtohet me ndryshimin e kufinjeve. Me parate publike kane punuar kunder interesit te shtetit. Kjo eshte tradheti sipas kushtetutes se Kosoves.

Merkel dhe Makron munden dhe bene ate qe duhet te presim, si lider te zgjedhur nga qytetaret e tyre na treguan qe Evropa eshte e hapur dhe ata do te na perkrahin, por shtepine duhet vene ne rend ne. Tani ka mbetur vetem edhe pastrimi i ketyre mbetjeve nga politika me voten qytetare dhe angazhimin per ta bere Kosoven shtetin qe e duan qytetaret e saj dhe Shqiperine qe te luaj rolin e vet pertej vogelsise se lidereve qe zgjedhin te rrrethohen nga mendjet e vogla.

Endrra e Vucict qe nje dite do te shkoje me nje cope te Kosoves ne dore dhe do te beje filmin e falsifikuar te Betejes se Kosoves, ka perfunduar. Loja e tij me lodren qe Thaci ja ka dhuruar, Listen Srpska, ka per te vazhduar derisa Evropa nuk ja heq baterite kesaj lodre dhe ne anen tjeter derisa populli i Kosoves lejon qe te jete i mashtruar nga rrejtet kriminale qe kane kapur ekonomine dhe poltikene Kosoves.

Treshja Rama- Vucic- THaci e ka sjellur rajonin ne gjendjen e pacientit qe eshte diagnostifikuar me kancerin por qe per tu sheruar nevojiten mjeke me pervoje dhe pastrim te mjedisit te kontaminuar nga keto tre mendje qe jane helmuese. Zgjidhja jane zgjedhjet per te rivendosur demokracine dhe ligjin e rendin.

Digresion me nderlidhje:

Dikush duhet zgjuar nga gjumi bashkekryesuseit e delegacionit te ashtuquajtur negociues sepse si duket “shuplaka” nga Berlini i ka vene ne gjume. Per tu bere shtet duhet bere Prishtinin kryeqender, sot eshte qender e berllogut dhe kanalizimit sepse eshte pa zot shpie.

Zgjidhja jane zgjedhjet e reja te parakohshme ne Prishtine. Jane presidenti qe duhet shkarkuar dhe kryetari Prishtines qe duhet perjashtuar me karton te kuq.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*