Nervozohet Haradinaj në Berlin: Marre është kjo

Spread the love

Nervozohet Haradinaj në Berlin: Marre është kjo

Gazeta Express 
29 Prill 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Berlin. 

Ai është pritur nga stafi diplomatik i ambasadës dhe nga disa qytetarë. Por para se të nis fjalimin kryeministri Haradinaj kishte vërejtje të madhe për trajtimin që po iu bëhej kosovarëve në ambasadë.

“Kush është konsull këtu…çka janë gjithë ata njerëz te dera tu prit…unë po qohem”, ka thënë Haradinaj para që të niste fjalimin, raporton Indeksonline.

I menjëhershëm ishte arsyetimi i konsullit i cili tha se trajtimi i kërkesave të qytetarëve bëhet pas orës 13:00, por kjo nuk i pëlqeu aspak kryeministrit Haradinaj.

Konsulli para se ta lëshonte takimin për tu marr me kërkesat e qytetarëve në ambasadë, falënderoi kryeministrin për vërejtjet. 

Ndërkohë mirëseardhje kryeministrit i kishte uruar paraprakisht ambasadori Beqë Cufaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*