Kush e dha urdhrin e parë të sulmohen forcat serbe në Koshare – Agim Ramadani apo Rrustem Berisha?

Spread the love

Kush e dha urdhrin e parë të sulmohen forcat serbe në Koshare – Agim Ramadani apo Rrustem Berisha?

Zëvendëskomandanti në Betejën e Koshares, Xhafer Gashi, ka treguar se nën komandën e kujt ishte dhënë urdhri për fillimin e sulmit ndaj forcave serbe në Koshare.

Gashi për Blic Interview ka thënë se urdhri ishte dhënë nga komandanti, Rrustem Berisha, teksa ka treguar edhe detaje të pathëna mbi përgatitjet logjistike për atë sulm, njofton Klan Kosova.
”Agim Ramadani ka qenë shef i Shtabit, shef i Operacionit, ai e ka menaxhaur komplet fillimin e operaconit dhe urdhrin e ka nxjerrë komandanti Rrustem Berisha”.

”Pastaj njësitet secila veç e veç kanë përcaktuar pikat e para të topave, pastaj mina-hedhësit dhe pastaj fillon sulmi, jepet urdhri nga komandanti (Rrustem Berisha) – dislokohen të gjithë”, është shprehur ai.

Xhafer Gashi ka folur edhe për kohën kur Agim Ramadani është futur në Koshare, duke rrëfyer edhe rolin që heroi e kishte luajtur në sulmin e parë ndaj forcave serbe në Koshare.

”Kur futet Agim Ramadani në Koshare, që nga fillimi ai [Agim Ramadani] ka operuar me të gjitha njësitë që ishim në teren – komunikonte bashkërenditke veprimet dhe në këtë rast njësitë e vëzhguesve ishin aktivë dhe ai komplet e ka operuar aksionin me të gjitha njësitë”, thotë Xhafer Gashi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*