Sot edhe më nxehtë, temperaturat arrijnë në 26 gradë

Spread the love

Sot edhe më nxehtë, temperaturat arrijnë në 26 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.


Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënie graduale por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*