Berisha godet familjen Thaçi: Në kohën kur presidenti serb e mohon masakrën e Reçakut, reja presidentit të Kosovës flet për rrobaqepësin serb

Spread the love

Berisha godet familjen Thaçi: Në kohën kur presidenti serb e mohon masakrën e Reçakut, reja presidentit të Kosovës flet për rrobaqepësin serb

NGA: N.H MË: 15 PRILL 2019

Kimete Berisha dhe Hashim Thaçi

Lajmi se bashkëshortja e nipit të presidentit Hashim Thaçi, zgjodhi punën e një dizajneri serb për vellon e dasmës së saj, ka bërë bujë të madhe në vend.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe publicistja Kimete Berisha. Ajo përmes një postimi në facebook, ka komentuar këtë, duke thënë, “drenicaku që martohet me ‘vençanicë’ të serbit, as nuk i dridhet buza, as s’i vjen marre, as zemra vërr s’i bën”.

Ajo me tej thotë se në kohën kur presidenti serb e mohon masakrën e Reçakut, reja e Thaçit flet për rrobaqepësin serb si për ndonjë pejgamber.

Berisha thekson se me këtë, arrogancë më të madhe pasluftës nuk kemi parë, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i saj i plotë:

Taksë për moralin e humbur.

Drenicaku që martohet me ‘vençanicë’ të serbit, as nuk i dridhet buza, as s’i vjen marre, as zemra vërr s’i bën.

Në këtë kohë armiqësie, u dasht m’u martu n’tlina e mos me leju ai mashkull që për një fustan t’pshurrtë me ulë veten kaq poshtë.

Në kohën kur presidenti serb e mohon masakrën e Reçakut, reja ‘llepoticë’ e G.Thaçit flet për rrobaqepësin serb si për naj pejgamer.

Arrogancë ma t’madhe pas luftës nuk kemi pa.

Pasi Serbia do të kishte kërkuar falje për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve, mundet edhe me të çu zemra në instagram dizajneri serb, apo krejt Serbia, mbasi paske qejf…

Por deri tash asnjë artist as këngëtar serb nuk ka kërku falje për krime.
Përkundrazi, i kanë mohu dhe mohojnë viktimat shqiptare, e ty po t’vjen aq shumë lezet për një vençanicë po i ‘fal’ viktimat, po i harron.

Ku mos me i mohu që t’kanë ty, ku me ditë kush je ti që merr guxim me qenë kaq arrogante.

S’u kanë adet e nuseve të Drenicës që burrat e Serbisë me ju çu puthje e zemra në instagram.

Me ja lan çiftes së saj në dorë, abdall për një fustan t’keq, çka s’bën kjo për më shumë, ta kthen këtu Serbinë për 5 minuta.

Plus, në fund aso nuse s’sheh, sytë s’ja pa kush, se ja kish pas dizajnu ‘mirë’ serbi, ja kish pas mbulu me shishka të stilit të veshticës mira markovici.

Ka mujt me mbajt fsheht adhurimin për këtë serb, por kjo që ‘nusja’ bëhet arrogante dhe e tregon të vërtetën është një boks i fortë hundëve të Hashim Thaçit.
Qysh ka guxu?

P.S. Vençanica s’ka guxu me hy në Kosovë, kaq kollaj. Para se me hy vençanica, edhe më keq, kishin pas hy zemrat nga Novi Sadi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*