Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Kllokotit që u kap duke vjedhur derivate

Spread the love

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Kllokotit që u kap duke vjedhur derivate

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar një person nga komuna e Kllokotit, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Dyshohet që i njëjti, në vazhdimësi, në një pikë karburanti, pasi ka mbushur automjetin zyrtar me derivate 60 litra, ka kërkuar që në faturë t’i shënoheshin 70 litra, me ç’rast pastaj me veturë private ka shkuar prapë dhe e ka mbushur 10 litra me derivate,” thuhet në komunikatë,

Prokurori i rastit, sot ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, në Gjykaten Themelore në Gjilan.

Televizioni merr vesh se personi i arrestuar është asistenti i kryetarit të Komunës Bozidar Dejanoviq, Vlasta Bogdanoviq.

Sipas burimeve, Vlasta Bogdanoviq, u arrestua për shpërdorim detyre./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*