Vlora Mustafa zgjedhet kryetare e gruas së Nismës Socialdemokrate në Viti

Spread the love

Vlora Mustafa zgjedhet kryetare e gruas së Nismës Socialdemokrate në Viti

Nisma Socialdemokrate dega nëViti, ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të Gruas.

Ky kuvend ka zgjedhur për 4 vite të ardhshme Vlora Mustafën, me shumicën e votave nga Këshilli Drejtues të parën e gruas së kësaj partie në Viti.

Të pranishëm në këtë kuvend ishin, Valdete Bajrami, Kryetare e Nismës së Gruas, Koordinatori i Nismës në Viti, Kastriot Sylejmani, Selvije Rexhepi nga Nisma në Kllokot dhe anëtare tjera të kryesisë.

Në Kuvendin e Gruas u diskutua për shtrirje dhe fuqizim të frymës socialdemokrate dhe avancim të rolit të gruas në të gjitha proceset e rëndësishme, për çka Vlora Mustafa u zotua se do të punojë në këtë drejtim.

Sylejmani teska foli për rolin e gruas, ka thënë se gruaja është shtylla kryesore e shoqërisë dhe si e tillë dhe e barabartë, konsiderohet në NISMA Socialdemokrate.

“Secili nga ne duhet ta ketë një synim, një mision dhe një qëllim dhe për t’i arritur këto, adresa më e mirë është NISMA. Hapësirën për veprimtari politike që ofron NISMA nuk mund ta gjeni në një subjekt tjetër. Sfidone vetën, aftësitë profesionale e intelektuale duke u angazhuar në partinë NISMA Socialdemokrate. Zëri juaj do të jetë zë i qytetarit, i interest shtetëror dhe komëtar”, ka deklaruar Sylejmani.

Valdete Bajrami, në fjalimin e saj ka falënderuar të gjitha gratë e Nismës, për angazhimin e madh që kanë dhënë deri më sot në të mirë të politikave të subjektit Nisma. Ajo ka bërë thirrje që në NISMA të bashkohen sa më shumë gra e vajza të reja nga Anamorava.

“Adresa më e mirë politike për gratë e Anamoravës është Nisma”, ka thënë ajo duke shtuar se ndryshimi nuk vjen pa angazhimin e vajzave dhe grave nga ky rajon.
Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë prej 9 anëtarësh. Vlora Mustafa, ka të kryer masterin në Sociologji. /Fax Press/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*