Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e KEDS-it

Spread the love
Komuna e Vitisë

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e KEDS-it

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbaş dhe përfaqësuesin e KEDS-it, z. Alpin Dogan. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bizneseve nga Komuna e Vitisë, pasi që në veçanti është folur mbi rregullimin e infrastrukturës energjetike në Zonën Ekonomike me Status Park Industrial që është duke u ndërtuar për skaj të magjistrales Gjilan-Ferizaj, konkretisht në fshatin Budrikë. Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune në rehabilitimin e rrjeteve elektrike dhe furnizimin stabil me rrymë.

Fotografia e Komuna e Vitisë  Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*