U përurua stadiumi i futbollit “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Sadovinë të Jerlive

Spread the love

Komuna e Vitisë

U përurua stadiumi i futbollit “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Sadovinë të Jerlive

Dje në fshatin Sadovinë të Jerlive, është përuruar projekti i ndërtimit të fushës ndihmëse të futbollit, me që rast kanë marrë pjesë ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe udhëheqës të Institucioneve komunale, sportistë e qytetarë të shumtë. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka falënderuar Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Federatën e Futbollit të Kosovës në veçanti ish presidentin e ndjerë të FFK-së, legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, por edhe presidentin e tanishëm Agim Ademi, që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në komunën e Vitisë. “Ne vazhdimisht kemi përkrahur ekipet sportive siç janë KF “Vitia” dhe KF “Vllaznia” të cilat i përgëzoj për arritjet e deritanishme. Kjo fushë të cilën po e përurojmë sot, do të jetë në shërbim të të gjithëve. Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj, po punon shumë në krijimin e hapësirave të mirëfillta për sportistët vitias. Në vazhdën e këtij angazhimi, vetëm në një periudhë të shkurtë në komunën e Vitisë, kanë filluar punimet e ndryshme në sektorin e sportit si: stadiumi i qytetit të Vitisë, palestra sportive, rivitalizimi i stadiumit të Pozheranit tani edhe fusha ndihmëse në Sadovinë të Jerlive. Kjo dëshmon se jemi të përkushtuar të mbështesim sektorin e sportit, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë të kompletuar për zhvillimin e këtij sektori”, ka thënë kryetari Haliti. Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për futbollin kosovar, i cili po shënon rezultate të mira në të gjitha ligat. “Viti 2018 u kurorëzua me suksese të mira sa i përket sportit individual por edhe kolektiv, si në futboll, volejboll, basketboll etj. Këto janë të arritura të përbashkëta, të cilat duhet çmuar”, ka thënë ministri Gashi. Kurse kryetari i FFK-së Agim Ademi, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit me Institucionin që ai drejton. Në këtë solemnitet, u zhvillua një ndeshje revyale mes veteranëve të ish klubit “Uniteti” dhe “Agromorava”. Kryetari Haliti, ka nderuar me mirënjohje ministrin Gashi, kryetari e FFK-së Agim Ademin, mirënjohje post mortum për Fadil Vokrrin, Nexhat Fetahun, KF “Vllaznia” dhe KF”Vitia”. Ndërsa, në emër të KF “Vllaznia”, kryetarin e FFK-së dhe kryetarin e komunës Sokol Halitin, i nderoi me mirënjohje Ardian Kurteshi përfaqësues i këtij klubi.

    Fotografia e Komuna e Vitisë
 Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë
Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë
  Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë Fotografia e Komuna e Vitisë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*