Kështu e përshkruajnë bullgarët ndeshjen me Kosovën

Spread the love

Kështu e përshkruajnë bullgarët ndeshjen me Kosovën

26 Mars 2019
Bullgaria e nxori një barazim 1:1 me Kosovën në Prishtinë, në një ndeshje që e ka konsideruar si të vështirë, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020

Kosova barazoi me Bullgarinë me rezultat 1:1, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Arbër Zeneli me një gol fantastik në pjesën e dytë ia siguroi një pikë ekipit Verdhekaltër, i cili e gjeti veten në disavantazh në pjesën e parë pasi bullgarët e shënuan golin e epërsisë me kokë.

Megjithatë, bullgarët janë ndarë të kënaqur me një pikë, e cila i ngrit ata në pozitën e dytë me 2 pikë në tabelën e Grupit A të kualifikimeve, të cilit i prin Anglia me 6 pikë.

Të dyja ekipet i kanë nga dy ndeshje, një më shumë se Kosova.

Barazimi 1:1 me Kosovën në “Fadil Vokrri” ishte rezultat i mirë për Bullgarinë, sipas portierit Nilolay Mihaylovit, i cili beson se ky barazim mund të jetë i rëndësishëm për kualifikimet në EURO 2020,

“Ndeshje e vështirë në Prishtinë, e cila përfundoi 1:1. Bullgaria është e dyta në grupin e kualifikimeve për Euro 2020 pas kampanjës së pranverës”, shkruan Kombëtarja e Bullgarisë në grupin e saj zyrtar në Facebook.  raporton Gazeta Express.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*