Tre të arrestuar në fshatin Budrikë, një për pengim të policisë, 2 për armëmbajtje pa leje

Spread the love

Tre të arrestuar në fshatin Budrikë, një për pengim të policisë, 2 për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njofton se në tre raste të ndara ka arrestuar tre persona të dyshuar një për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe dy burra tjerë për armëmbajtje pa leje.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Budrigë e Poshtme, Partesh, rajoni i Gjilanit.

Njoftimi i plotë i policisë:

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË DETYRË

Fsh. Budrigë e Poshtme, Partesh 22.03.2019 – 16:45. Një mashkull shqiptar është arrestuar për shkak se kishte penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kontrollim të një lokali duke tentuar të futet me forcë në lokal. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

POSEDIM ILEGAL I ARMËS

  • Fsh. Budrigë e Poshtme, Partesh 22.03.2019 – 11:40. Gjatë një kontrolle brenda në një veture është  gjetur një  armë me një  karikator dhe pesë fishekë të cilat i dyshuari mashkull shqiptar i kishte në posedim ilegal. Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale, ndërsa  i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.
  • Fsh. Budrigë e Poshtme, Patesh 22.03.2019 – 13:00. Gjatë një kontrolli brenda në një lokal është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 100 fishekë të cilat ishin në posedim nga i dyshuari shqiptar. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*