Sot i jepet lamtumira e fundit të miturit që u ther për vdekje në Zvicër

Spread the love

Sot i jepet lamtumira e fundit të miturit që u ther për vdekje në Zvicër

Gazeta Express
23 Mars 2019
7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga një zvicerane në Bazel, do të varroset sot. Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet me drekë në Komunën e Gjilanit.

“Te nderuar miq dhe dashamir. Ju njoftoj se nesër bëhet varrimi i nipit tim Iliasit, rasti në Basel të Zvicrës. Varrimi bëhet në Gjilan, me drekë, e shtunë 23.03.2019”.

Vogëlushi nga Lipjani është vrarë para dy ditësh nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi.

Rrëfimi i familjes KËTU:

Një ditë më parë, derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, Ilias Mahmuti, u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës. Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë. Trupi i pajetë i miturit, që do të kthehet në Kosovë për t’u varrosur, është ende në obduksion. Express ka qëndruar sot në Gjilan dhe Lipjan nga ku familjarët e të miturit kanë folur për tragjedinë që u ka ndodhur. Xhaxhai i Valon Mahmutit, babait të viktimës duke folur për gazetën la të kuptohet se rasti mund të ketë të bëjë edhe me racizëm dhe ksenofobi 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*