Lidiona Maroci nga Kamenica fituese e garave regjionale të recituesve “Flakadani i Karadakut 2019”

Spread the love
 
Komuna e Vitisë

Lidiona Maroci nga Kamenica fituese e garave regjionale të recituesve “Flakadani i Karadakut 2019”

Në kuadër të aktiviteteve kulturore e sportive që po mbahen në manifestimin “Flakadani i Karadakut”, sot janë zhvilluar garat regjionale të recituesve, ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të komunave Bujanovc, Preshevë, Kaçanik, Kamenicë e Viti. Hapjen e këtyre garave e bërë drejtoresha për Arsim e komunës së Vitisë Fatbardha Emini, e cila ka falënderuar gjithë shkollat pjesëmarrëse të kësaj gare. Ajo gjithashtu është shprehur se pjesëmarrja e nxënësve të regjionit të Karadakut, nderoi jo vetëm manifestimin por edhe veprën madhore të komandant Mjekrrës. Juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, fituese zgjodhi nxënësen Lidiona Maroci e Gjimnazit “Ismajl Qemajli” të Kamenicës, vendi i dytë nxënësit Samir Maliqi dhe vendi tretë Majlinda Shehu.

Fotografia e Komuna e Vitisë
Fotografia e Komuna e Vitisë    Fotografia e Komuna e Vitisë     Fotografia e Komuna e Vitisë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*