Challandes: Paraqitje e mirë e skuadrës, nuk duhet të frikësohemi, mund të përballemi me të gjithë

Spread the love

Challandes: Paraqitje e mirë e skuadrës, nuk duhet të frikësohemi, mund të përballemi me të gjithë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ndeshjen e sotme, duke e përgëzuar skuadrën për paraqitjen.

Challandes tha se i ka interesuar bilanci i kësaj ndeshje duke e parë se si do të reagojë ekipi me skuadra të mëdha.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Ka qene ndeshje interesante për ta parë unë. Mund të them tani se kemi një skuadër shumë të fortë”.

“E kemi parë që nëse bëjmë gabime të vogla mund të kemi probleme.  Ka bërë mjaftë mirë defanziva dhe mund të kemi mundësi që ta majmë topin”.

“Mendoj që edhe faza ofenzive ka bërë paraqitje të mirë. Jam shumë i kënaqur me ekipin”.

“Sulmuesi i parë është mbrojtësi jonë i parë dhe kjo u pa sot. Ne u kemi treguar që jemi skuadër e mirë. Mund të them që ekipi është gati për të luajtur kundër skuadrave të forta”.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar me këmbë në tokë me një proces të zhvillimit”.

“Është tjetër nivel i garave. Nuk duhet të jemi të frikuar duhet të punojmë dhe gjemë balancën mes modestisë dhe kualitetit”, deklaroi Challandes. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*