Këto rrugë do të jenë të bllokuara për shkak të ndeshjes së Kosovës

Spread the love

Këto rrugë do të jenë të bllokuara për shkak të ndeshjes së Kosovës

21 Mars 2019 9:58

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për të ofruar siguri në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Danimarkës, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Për t’i evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve dhe për ta mundësuar një qarkullim normal të veturave, Policia e Kosovës do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Sot, prej orës 11:00, në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” nuk do të lejohet qarkullimi i vetura dhe parimi në rrugë.

“Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës,  për  ndeshjen e  futbollit , e cila do të zhvillohet sonte,  në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë,  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policia i ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt”. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*