Ditë e ngjeshur për Kosovën dhe Danimarkën para përballjes së nesërme

Spread the love

Ditë e ngjeshur për Kosovën dhe Danimarkën para përballjes së nesërme

20 Mars 2019
Kosova dhe Danimarka do ta kenë një ditë të ngjeshur sot, para përballjes në mes tyre, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kosova dhe Danimarka janë duke i bërë përgatitjet e fundit para duelit të tyre miqësor, i cili do të zhvillohet nesër mbrëma nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Agjenda e sotme do të jetë e ngjeshur për të dyja ekipet.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes do ta mbajë sot një konferencë për shtyp në stadiumin “Fadil Vokrri” sot nga ora 16:00, ndërsa “Dardanët” do ta zhvillojnë seancën e radhës stërvitore në të njëjtin stadium nga ora 16:30.

Kurse, përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide do ta mbajë një konferencë për media në orën 17:00.

E ekipi danez do të stërvitë në stadiumin e kryeqytetit nga ora 18:00.

Danezët kanë zbarkuar sot në Prishtinë, një ditë para ndeshjes që do ta zhvillojnë me Kosovën.

Më pas, më 26 mars ata do të luajnë me Zvicrën e shqiptarëve në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020, ndërsa Kosova do ta nisë kampanjën eliminatore të Euro 2020 më 25 mars me Bullgarinë në shtëpi. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*