Zidane e refuzon Real Madridin përsëri

Spread the love

Zidane e refuzon Real Madridin përsëri

Zidane e refuzon Real Madridin përsëri

Zinedine Zidane e ka refuzuar mundësinë për t’u kthyer në Real Madrid në verë, duke e mbajtur Juventusin në garë.

El Chiringuito shkroi javën e kaluar se Zidane kishte pajtuar të kthehej në postin e trajnerit të Madridit në verë, pasi fillimisht e kishte refuzuar ofertën për t’u kthyer tani, transmeton Gazeta Express.

Por, tani El Pais këmbëngul se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gazeta e përditshme spanjolle shkruan tani se presidenti i Madridit, Florentino Perezi, u kishte kërkuar drejtuesve të klubit ta kontaktojnë francezin, nga i cili kanë marrë përgjigje negative.

As Perezi e as dora e tij e djathtë, Jose Angel Sanchez, nuk i kishin telefonuar atij për shkak se marrëdhëniet e tyre me Zizou mund të ishin përkeqësuar.

Sipas El Pais, Juve i ka ofruar Zidanit kontratë formale për ta zëvendësuar Max Allegrin deri më 2022. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*