Policia apelon të mos ndizen zjarre në natyrë

Spread the love

Policia apelon të mos ndizen zjarre në natyrë

Policia apelon të mos ndizen zjarre në natyrë

​Duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë të mos ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Policia thotë se bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënieve kanë dalë nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

“Policia e Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë.GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*