Haradinaj homazhe në Prekaz: Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari

Spread the love

Haradinaj homazhe në Prekaz: Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes JashariHaradinaj homazhe në Prekaz: Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.

Postimi i plotë i tij:

Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.

21 vite më parë, vendi dhe bota përjetoi tragjedinë më të madhe, një familje e tërë u flijua duke mbrojtur tokën tonë, duke mbrojtur të drejtën tonë!

Sot përpara varreve në Prekaz, përulemi përjetësisht para veprës së familjes Jashari dhe gjithë brezave që u flijuan për liri.

I përhershëm do të jetë kujtimi për familjen Jashari dhe ideatorit të lirisë dhe shtetit të Kosovës, Komandantit Adem Jashari.Telegrafi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*