Kryeministri me një minutë heshtje nderon familjen Jashari

Spread the love

Kryeministri me një minutë heshtje nderon familjen Jashari

Kryeministri me një minutë heshtje nderon familjen Jashari

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe stafi i tij, kanë nisur ditën me një minutë heshtje.

Kjo për të nderuar 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe sakrificën e familjes Adem Jashari për liri.

“Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje! Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot u bënë 21 vjet nga rënia e familjes Jashari. Ajo që ndodhi në fillimet e marsit të vitit 1998 në Prekaz, vjen vetëm pak ditë pas luftimeve që kishin ndodhur në Likoshan dhe Çirez, mes luftëtarëve të UÇK-së dhe forcave të armikut.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*