​S’ka vend për Nuhiun në Sheffield, kosovari mund të largohet

Spread the love

​S’ka vend për Nuhiun në Sheffield, kosovari mund të largohet

​S’ka vend për Nuhiun në Sheffield, kosovari mund të largohet

Pas shkarkimit të trajnerit Jos Luhukay, Sheffield Wednesday i është kthyer formës së mirë. Mirëpo, trajneri i ri, Steve Bruce, nuk ka besim te sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu, i cili e ka humbur vendin në formacionin e parë.

Bruce ka arritur ta përmirësojë dukshëm formën e Sheffieldit dhe nga 15 ndeshjet e zhvilluara që nga emërimi i tij, klubi i Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, i ka humbur vetëm dy, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo ringjallje e Sheffield nuk e ka gëzuar kosovarin Atdhe Nuhiun, i cili e ka humbur vendin në formacionin e parë. Në vend të tij, tani po luan sulmuesi veteran, Steven Fletcher, i cili i ka shënuar tri gola në dy ndeshjet e fundit.

Nuhiu ka luajtur vetëm në nëntë nga 15 ndeshjet që nga emërimi i Bruce. Por, ai ka qenë titullar vetëm dy herë. Për herë të parë për trajnerin e ri, Nuhiu ishte titullar në ndeshjen kundër West Bromit, ku shënoi gol. Pastaj, ai luajti në ndeshjen e FA Cup, kundër Luton Toën dhe shënoi edhe këtë herë.

Megjithatë, përveç këtyre dy rasteve, paraqitjet e tij kanë qenë të kufizuara në pjesët e fundit të ndeshjeve. Nuhiu tani pritet të bisedojë me agjentin e tij dhe ta gjejë një klub të ri, pas gjashtë sezoneve me Sheffieldin. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*