Abdixhiku: Shteti mashtroi në lapsa e emblema pavarësie

Spread the love

Abdixhiku: Shteti mashtroi në lapsa e emblema pavarësie

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se shteti në shënimin e pavarësisë ka dhënë lehtësisht dhe në mashtrim 500 mijë euro.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tha se plot 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim dhe me kompenzim minimal për mbijetesë, për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Plot 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim e me kompenzim minimal për mbijetesë, për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet.

E shteti?

Shteti i tyre, në i thënshin ashtu, i shpërndanë këto 500,000 euro lehtësisht në mashtrim. Dhe atë në festim të pavarësisë. Paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë. Mashtron në lapsa e emblema pavarësie, në parakalim të ushtrisë e në flamur të Republikës. Mashtron në vet deklaratën e pavarësisë – 27,000 euro për shtatë kopje të saj.

Pa marre, publikisht, pa brengë”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*