“Paitek tani vlen 80 milionë euro”

Spread the love

“Paitek tani vlen 80 milionë euro”

“Paitek tani vlen 80 milionë euro”

Krzysztof Piatek u shit në Milan për 35 milionë euro muajin e kaluar, por tani ia vlen hiç më pak se 80 milionë euro, sipas drejtorit sportiv të Genoas, Giorgio Perinetti.

Sulmuesi polak ishte praktikisht i panjohur kur Genoa e bleu për 4.5 milionë euro nga Cracovia Karkoë në korrik të vitit 2018, por në 26 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë që prej atëherë, i ka shënuar 25 gola, transmeton Gazeta Express.

Përfshirë gjashtë gola në pesë ndeshje për Milanin, që prej transferimit të tij në janar.

“Piatek tani ka hyrë në një dimension tjetër në tregun e transferimeve”, ka thënë Perinetti.

“Genoa rrezikoi me të dhe nga asgjë fitoi 35 milionë euro. Një klub si ne duhet ta bëjë këtë. Në tetori, Piatek e ka dyfishuar vlerën, ai tani vlen hiç më pak se 70-80 milionë euro”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*