Intervista e presidentit në RTK tensionon edhe më shumë raportet mes Thaçit dhe Haradinajt

Spread the love

Intervista e presidentit në RTK tensionon edhe më shumë raportet mes Thaçit dhe Haradinajt

Intervista e presidentit në RTK tensionon edhe më shumë raportet mes Thaçit dhe Haradinajt

Takimi i sotëm i liderëve ka kaluar në tensione pas deklaratave të fundit të presidentin Hashim Thaçi.

Krerët shtetërorë kanë shpeshtuar takimet e përbashkëta kohëve të fundit. Madje, po takohen disa herë brenda një dite.

Mëngjesin e sotëm në zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli kanë shkuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Bashkë me ta ishte edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Burime të Gazetës Express tregojnë se takimi kaloi me tensione për shkak të deklaratave të mbrëmshme që pati Thaçi dje në intervistën e tij në Televizionin publik.

Thaçi dje e ka goditur shefin e ekzekutivit në lidhje me refuzimin e tij që të hiqet taksa ndaj Serbisë. Madje i pari i vendit e ka quajtur tarifën si një ‘incident politik’.

Në intervistën për RTK, presidenti përmendi shkarkimin e Haradinajt pasi, sipas tij, ky po i prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë qëndrimet e korrigjimit të kufijve me Serbinë, e tash edhe qëndrimi për taksën ndaj produkteve serbe, që po përplas presidentin Thaçi me kryeministrin Haradinaj tash e disa muaj.

Kryeministri Haradinaj, pas takimit të sotëm dhe i pyetur për deklaratat e mbrëmshme të Thacit, tha se ai nuk është zëdhënës i SHBA-së.

“As presidenti, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës. Ata e dinë vetë çka kërkojmë”, tha Haradinaj të enjten.

Presidenti Thaçi me javë të tëra kërkon heqjen e taksës nga produkteve serbe dhe boshnjake, duke thënë se po rrezikohen raportet me Amerikën.

Ndërkaq Haradinaj edhe pas presionit të madh nga Bashkimi Evropian dhe SHBA’ja, ai po refuzon ta pezullojë taksën. /Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*