Greva vazhdon, ata paga të larta, cilësi e ulët

Spread the love

Sot është dita e katërt e grevës së institucioneve publike arsimore në Kosovë, ndërsa krerët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit paralajmërojnë se greva nuk do të ndërpritet derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Ata kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave të tyre për 30 për qind. Kurse, sipas njohësve të kësaj fushe, me ngritjen e këtij koeficienti pagat e mësimdhënësve në Kosovë do të ishin më të lartat në rajon, përderisa vlerësojnë se cilësia e arsimit në vend nuk është e nivelit të rajonit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Zërin” se greva nuk do të ndalet derisa të realizohet kërkesa e tyre. “Greva edhe në ditën e sotme është në ritmin e njëjtë 100% që nga çerdhet, shkollat fillore, të mesmet dhe universitetet.

Edhe publikisht edhe shumica nga profesorët i janë përgjigjur grevës. Në grevë është i tërë sistemi arsimor. Kështu do të vazhdohet deri në realizimin e kërkesës sonë legjitime dhe të drejtë, që e kemi bërë publike që minimumi 30% të ngrihen të gjithë koeficientet në sistemin arsimor. Kërkojmë ngritje koeficientesh që të arrijmë në vendin e merituar në Ligjin për Paga”, ka thënë ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*