Priten shkarkime në Inspektoratin Policor, duke filluar nga kryeshefja

Spread the love

Priten shkarkime në Inspektoratin Policor, duke filluar nga kryeshefja

Një valë shkarkimesh pritet të ndodhin në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), duke filluar me kryeshefen e këtij e Inspektorati, Miradije Kelmendi.

RTV Dukagjini mëson se deri tek ky vendim që pritet të merret shumë shpejt ka ardhur pas pakënaqësisë me kryerjen e punëve në këtë Inspektorat.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit ky vendim është gati dhe me shkarkimin e kryeshefes do të shkarkohen dhe disa zyrtarë të tjerë në këtë Inspektorat.

“Inspektorati Policor i cili mbikëqyrë punën e Policisë së Kosovës është institucion i degraduar plotësisht”, kështu thuhet në një konstatim në draft-raportin e finalizuar të Grupit Punues për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në IPK.

Një gjë të tillë nuk e mohoi as zëvendëskryetari i Komisionit për punë të Brendshme dhe Siguri, Rexhep Selimi.

Ai tha se janë ende duke punuar në këtë draft raport dhe me fillimin e sesionit pranveror çështja e parë që do të diskutohet në Komision do të jetë shkarkimi i Kryeshefes.

Ndryshe, Miradije Kelmendi, në gusht të vitit 2018 u emërua kryeshefe ekzekutive e IPK-së, në kohën kur Ministrinë e Punëve të Brendshme e udhëhiqte, Bejtush Gashi.

Kujtojmë që ky institucion në të kaluarën ka pasur telashe. Para Kelmendit, në krye të Inspektoratit ishte Hilmi Mehmeti, por që u shkarkua për keq menaxhim nga ministri paraprak i Punëve të Brendshme, përkundër që kjo pozitë ka mandat prej pesë vitesh. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*