Komuna e Vitisë thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Spread the love

Reshjet e borës që po bien sot pa ndërprerë, kanë vështirësuar qarkullimin e veturave por edhe qytetarëve në rrugët e Anamoravës. 

Mirëpo, Komuna e Vitisë njofton se pas reshjeve të borës, operatori i kontraktuar nga kjo komunë, është duke punuar në terren dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme deri në këtë moment.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë, ka bërë të ditur se rrugët në qytet e fshatra janë të kalueshme dhe nuk ka probleme në qarkullim.

Shefi i shërbimeve publike, Nexhmedin Jakupi, ka deklaruar për Televizionin se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë tërë kohën në teren.

“ Kompania është në teren e angazhuara me makineritë përkatëse për largimin e borës dhe hedhjen e kripës. Kështu kanë vazhduar gjatë tërë kohës pasi që reshjet janë përcjellur edhe me temperatura të ulëta. Për momentin të gjitha rrugët janë të kalueshme”, ka thënë drejtori Jakupi.

“Në zonat malore nuk kemi problem pasi kemi interevenuar, si në fshatin Lubisht dhe në Beguncë, po ashtu, do të shkojmë edhe në Dëbelldeh, jemi në kontakt me banorët rruga tash për tash edhe atje është e kalueshme, nuk ka bllokim të rrugëve”.

“Jemi në kontakt me banorët e fshtarave në viset malore dhe jemi duke e përcjell gjendjen”.

Jakupi tha se Kompania e kontraktuar nga komuna po operon me tri automjete për pastrim dhe deri tash rrugët janë në gjendje për qarkullim.

​Edhe Komuna e Gjilanit ka njoftuar së fundmi se atje rrugët janë të kalueshme./PlusTv

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*