SBASHK’u ultimatum Qeverisë deri të premten, përndryshe grevë e përgjithshme

Spread the love

...

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri të premten e ardhshme të ndërmarrë veprime konkrete në mënyrë që të ngrihen për 30 për qind koeficientet për mësimdhënës në Projektligjin për paga.

Nëse deri atëherë nuk formohet grup punues, i cili do të vendosë për ngritjen e koeficienteve dhe që rekomandimet t’i përcjellë në komisionet parlamentare, Sindikata është e vendosur që nga 14 janari tërë sistemi arsimor të futet në grevë të përgjithshme, shkruan Koha Ditore.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se javën e kaluar u ka drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ku i ka adresuar kërkesat e Sindikatës.

Deri më tash, sipas tij, nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*