Apeli lë në paraburgim edhe për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e Invanoviqit

Spread the love

Apeli lë në paraburgim edhe për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e Invanoviqit

Apeli lë në paraburgim edhe për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e Invanoviqit

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj tre të dyshuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Invanoviq. Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit N.S., M.R. dhe D.M.

“Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas prokurorisë N.S., M.R. dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprënndihmës në vrasje të rëndë nga neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri  D.M., po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer  veprën penale të zbulim të fshehtësisë zyrtare, sipas nenit 433  të  po të  këtij kodi.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*