Gjermani humbi në Sharr dhe rrezikonte jetën nga i ftohti, e shpëtojnë kosovarët

Spread the love
Gjermani humbi në Sharr dhe rrezikonte jetën nga i ftohti, e shpëtojnë kosovarët
31/12/2018 |
...

Për ë shumë se katër orë një shtetas gjerman ka qëndruar i zhdukur në Brezovicë. Bëhet fjalë për një gjerman të quajtur Patrik i cili ka ardhur i vetëm në Kosovë dhe ka shpëtuar i gjallë vetëm falë mobilizimit dhe pajisjeve adekuate që kishte me vete.


Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardani” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur.

Sipas informacioneve që ka siguruar Express, personi ka humbur shkaku i mjegullës.

 

“Pasi e ka kap mjegulla ka mbetur aty në ftoftë dhe aty nuk ka mundur të lëvizë. Ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund të i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, thanë nga Klubi Alpin “Dardania”.

 

Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.

Momentalisht mësohet se ai është mirë me shëndet vetëm pak i tronditur nga rasti dhe po vazhdon të qëndrojë në Brezovicë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*