Galatasaray shfaq interesim për Vedat Muriqin

Spread the love

Galatasaray shfaq interesim për Vedat Muriqin

Galatasaray shfaq interesim për Vedat Muriqin

Duket se paraqitjet e mira të Kosovës në Ligën e Kombeve, u kanë hapur rrugë lojtarëve “Dardanë”.

Pas interesimit të madh të skuadrave si Newcastle, Fiorentina e Ajax për anësorin Arbër Zeneli, tashmë po kërkohet edhe Vedat Muriqi.

Sipas “transfermarkt”, anëtari i Rizespor, i cili këtë edicion ka shkëlqyer në Superligën turke duke shënuar gola të rëndësishëm si ai ndaj Besiktas, po kërkohet nga gjiganti turk, Galatasaray, transmeton lajmi.net.

Në 17 paraqitje të këtij edicioni, Muriqi ka shënuar pesë herë dhe ka shtuar 4 asistime për skuadrën e tij.

Gjiganti kishte paraqitje të jashtëzakonshme edhe me përfaqësuesen e Kosovës, duke qenë pjesë kyçe e formacionit të Challandes.

Në rast se një kalim tek Galatasaray zyrtarizohet në janar apo gjatë verës, do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për sulmuesin 24 vjeçar, me prejardhje nga Prizreni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*