KEDS vazhdon “torturën” ndaj qytetarëve, asnjë reagim nga Komuna e Vitisë

Spread the love

KEDS vazhdon “torturën” ndaj qytetarëve, asnjë reagim nga Komuna e Vitisë

KEDS edhe sot gjatë tërë ditës, ka vazhduar me nderprerjet e gjata të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit të Vitisë. Konkretisht pjesa jug-perendimore e këtij qyteti prej 4 ditësh po përballet me një situatë të vështirë në këto ditë të ftofta të dimrit, si pasojë e ndërprerjeve të ashpra të energjisë elektrike.

Banorët e këtyre lagjeve të Vitisë, prej më shumë se 3 vitesh kërkojnë të vendosjen e trafove të reja për ta përballuar ngarkesën e konsumit të energjisë elektrike, por deri më sot KEDS nuk ka bërë asnjë veprim për të zgjidhur problemin e tyre, dhe natyrisht tash si pasojë e mbingarkesës, KEDS është i pa aftë për ta menagjuar këtë situatë. Deri më tani kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar këtë kompani se do të merr masa ndaj saj për mos përgjegjshmërinë ndaj konsumatorëve, por nga ana e Komunës së Vitisë nuk ka pasur asnjë reagim, përkundër revoltimit të qytetarëve dhe bizneseve në Viti, me sjelljet e kësaj kompanie, për të cilen është argumentuar se i intereson vetëm paraja dhe asgjë tjetër./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*