Haradinaj: KEDS nuk po më respekton

Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mobilizim nga kompanitë përgjegjëse për prodhim dhe furnizim të energjisë elektrike në Kosovë për t’u përballur me kërkesat e konsumatorëve me energji elektrike.

Në një konferencë për shtyp të hënën në Prishtinë, Haradinaj tha se se ekziston një “problem i madh” me energji.

Ai akuzoi KEDS-in se nuk po e respekton atë, as qytetarët e Kosovës.

“Me energji është një problem i madh. Unë mendoj që KEDS është duke e pa vetëm interesin e vet, ata nuk po i respektojnë qytetarët e as mu. Edhe KEK, edhe KOSTT edhe ZRrE duhet të jenë të mobilizuar. Kapacitetet e Kosovës duhet të jenë të mobilizuar ne maksimum”, tha Haradinaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*