Shaqiri, ti je tashmë një legjendë!

Spread the love

 

Shaqiri, ti je tashmë një legjendë!
  • 21/12/2018 | 10:41

...

 

 

Xherdan Shaqiri ka hyrë në zemrat e tifozëve të Liverpoolit dhe tashmë ylli shqiptar po konsiderohet edhe si një legjendë


Liverpooli e mposhti fundjavën që shkoi Manchester Unitedin me rezultat 3-1, në një ndeshje ku shkëlqeu Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua nga banka rezervë për të vendosur derbin më të madh në Ishull duke shënuar dy gola, shkruan gazetametro.net.

Në një intervsitë për ‘The Guardian’ Shaqiri zbulon fjalët që ia kanë thënë tifozët e Liverpoolit pas ndeshjes me Manchester Unitedin.

“Të gjithë po thoshin: ‘Faleminderit, faleminderit, je një legjendë që tani!’ Ishte diçka e bukur, dhe ishte një ndjesi e bukur atë ditë, por unë jam një njeri që sheh përpara,” ka thënë mesfushori me prejardhje nga Zhegra.

“Në fund të fundit, ishte një ndeshje e Premier Ligës me tre pikë dhe tani po pres me padurim të premten.

I pyetur se a është ai fajtor për shkarkimin e Mourinhos, Shaqa u përgjigjë kështu:

“Më kanë ardhur shumë mesazhe nga shokët kur ndodhi,” shprehet ai pas shkarkimit të Mourinho-s një ditë më pas.
“Kishte shumë mesazhe të bukura në llim, pastaj, kur doli lajmi i shkarkimit të Mourinho-s, më fajësuan mua.
“Por ky është futbolli ndonjëherë. Nuk mendoj se United shkarkuan trajnerin vetëm për atë ndeshje. Mendoj se ka pasur arsye të tjera, por kjo do të thotë se ndeshja do të hyjë në histori. Do të hyjë edhe në historinë time,”.

Ndryshe, sot Liverpooli luan në udhëtim te Wolves në kuadër të xhiros së 18-të në Premier Ligë me Xherdan Shaqirin që pritet të jetë në fushë nga minuta e parë. /gazetametro.net/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*