Futbollisti i vitit në Kosovë i dërgon të fala Anglisë: Topi është i rrumbullakët, të shohim se sa larg do të shkojmë

Spread the love

Arbër Zeneli dje u zgjodh lojtari më i mirë i vitit 2018 në Kosovë

Viti 2018 për Arbër Zenelin ishte fantastik me djaloshin nga Mitrovica që ishte njëri nga më meritorët për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve, shkrua gazetametro.net.
Ai u shpreh shumë i lumtur me çmimin e fituar edhe pse e ka pranuar që nuk e priste se do të ndodhte një gjë e tillë.

“Nuk e kam pritur këtë çmim. Para dy-tri dite më kanë ftuar, erdha me shumë gëzim, e fitova çmimin dhe tani ëndrra ime është bërë realitet”.

“Ishte një vit shumë i mirë, si me skuadrën time Heerenveen, ashtu edhe me Kosovën,” ka thënë Zeneli.

Tutje 23 vjeçar foli edhe për kualifikimet e Kosovës për Euro 2020 ku deklaroi se në çdo ndeshje do të kërkojnë fitoren, madje edhe ndaj Anglisë.

“Në çdo ndeshje do të hyjmë pa respekt. Nuk i dihet futbollit, topi është i rrumbullakët. Do të luajmë futbollin tonë dhe të shohim se sa larg do të shkojmë,”.

Kujtojmë se Kosova është në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi në kualifikimet për Euro 2020. /GazetaMetro/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*