Bahtiri para qytetarëve: Përpjekjet e mia për bashkimin e Mitrovicës kanë qenë të pareshtura

Spread the love
Bahtiri para qytetarëve: Përpjekjet e mia për bashkimin e Mitrovicës kanë qenë të pareshtura
  • 21/12/2018 | 

...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është duke mbajtur një tryezë të përbashkët me qytetarë me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit.


Bahtiri para qytetarëve në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” ka thënë se vendimet e mëdha i merr gjithmonë në bashkëpunim me qytetarë.

Ai ka thënë se serbët kanë tentuar edhe të lëvizin kufijtë administrativë por, sipas Bahtirit, ai nuk e ka lejuar të ndodhë kjo gjë.

“Ju e dini se të gjitha vendimet e mëdha asnjëherë nuk i kam marrë vet por gjithmonë bashkë me ju. Serbët të paepur, përveç vrasjeve, tentuan që të lëvizin kufijtë administrativë e t’i vendosin mbi lumin Ibër.

“Këtë nuk e kam lejuar dhe nuk do ta lejoj”.

Bahtiri ka deklaruar po ashtu se serbët kishin synim që Mitrovica e Veriut të ishte etnikisht e pastër.

“Serbët që u zgjodhën në vitin 2013 për të qeverisë Mitrovciën e Veriut dhe 10 komunat e tyre, trupin e kishin në Kosovë por kokën në Beograd. Plani i tyre ishte që ajo pjesë e Mitrovicës së Veriut të jetë etnikisht e pastër”.

“Me gjithë përpjekjet që i kam bërë duke i falënderuar edhe ndërkombëtarët, përsëri nuk është arritur ai nivel që është dashur të jetë”.

“Duam që shqiptarët të kthehen në pronat dhe pasuritë e tyre. A ka më të vështirë se një familje të qëndrojë refugjat në qytetin e vet, ta shohë pronën e vet, shtëpinë e vet të rrënuar dhe të mos mund të bëjë asgjë”.

I pari i Mitrovicës së Jugut ka thënë se ai gjithmonë ka punuar për një Mitrovicë të bashkuar.

“Përpjekjet e mia për bashkim të qytetit kanë qenë të pareshtura”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*