Washington Post citon Haradinajn: BE na tradhtoi për viza

Spread the love

Washington Post citon Haradinajn: BE na tradhtoi për viza

Washington Post citon Haradinajn: BE na tradhtoi për viza

Gazeta amerikane “The Washington Post”, ka shkruar për takimin e djeshëm në mes zyrtarëve të lartë të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian. Në këtë takim ku Mogherini dhe kryeministri i Kosovës Haradinaj patën një përballje, konferenca e cila ishte paraparë të mbahet pas takimit ishte anuluar.

E përditshmja amerikane ka raportuar se “Kryeministri i Kosovës ka thënë të hënën se vendi i tij ndihet i tradhtuar nga Bashkimi Evropian (BE), me të cilën në të ardhmen ka për qëllim të bashkohet, për shkak se qytetarët e Kosovës janë të bllokuar nga mos liberalizmi i vizave”.

Komentet e Ramush Haradinajt kanë ardhur pas një fjalimi që ai bëri në Bruksel në një takim me zyrtarë të lartë të BE-së, shkruan e përditshmja amerikane “The Washington Post”.

“Qytetarët e Kosovës ndjehen të tradhtuar dhe të zhgënjyer me BE”, ka thënë ai. “Koha nuk është miku jonë. Ne duhet të shënojmë një progres konkret”

Haradinaj ka thënë se edhe pse Kosova ka përmbushur dhjetëra kërkesa të vendosura nga anëtarët e BE-së, përgjigja e Brukselit është “e pashpresë dhe e paplotësuar”.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Lindore që nuk lejohet të udhëtojë pa viza në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Haradinaj i ka bërë thirrje Brukselit që të përshpejtoj procesin sepse fundi i rrugës për ta është i qatë.

“Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe që ne kemi përkrahjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërisht në realizimin e lëvizjes së lirë të qyetarëve të Kosovës”, ka thënë gjatë ditës së djeshme Haradinaj.

Muajin e kaluar, qeveria e Kosovës futi një taksë 100 për qind mbi importet serbe në hakmarrje të dukshme për një ofertë të dështuar nga Kosova për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol, pas lobimit intensiv serb.

“Futja e këtyre tarifave dëmton interesat ekonomike të Kosovës dhe popullit të saj, duke pakësuar rrjedhat tregtare dhe duke ulur atraktivitetin e Kosovës si një vend për investime dhe biznes”, sipas deklaratës së BE.

Haradinaj ka thënë se ata do të heqin tarifat vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Brukseli i ka thënë Kosovës dhe Serbisë se ata duhet të normalizojnë marrëdhëniet si një parakusht për anëtarësimin në BE./GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*