Real Madridi do ta marrë Hazardin me marrëveshje shkëmbimi?

Spread the love

Real Madridi do ta marrë Hazardin me marrëveshje shkëmbimi?

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke menduar një marrëveshje shkëmbimi me asin e Chelseat, Eden Hazard.

Okdiario shkruan se Real Madridi është fuqishëm në treg për Eden Hazardin dhe po studion të gjitha mundësitë.

Aktualisht në tavolinë është rikthyer edhe Isco, ku presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i bindur se nëse Isco përfshihet gjithçka do të jetë më lehtë.

Sakrifikimi i Iscos mund të bëhet me një marrëveshje ku do të ketë edhe një shumë të konsiderueshme të hollash.

Isco Alarcon (Getty Images)

Perez është i gatshëm që ta shesë Iscon dhe nuk e ka problem këtë.

Se Reali është gati të realizojë këso marrëveshjesh me Chelsean u dëshmua edhe gjatë verës kur Thibaut Courtois kaloi te Reali për 31 milionë funte bashkë me Mateo Kovacicin i cili është i huazuar për momentin te Blutë e Londrës.

Si opsione për Hazardin janë përmendur edhe kontrata permanente e Kovacic dhe Marco Asensio. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*